Kristiano Ronaldo është lojtari i vetëm nga kampionati italian që bën pjesë në ekipin e vitit 2020 të përzgjedhur nga UEFA. Një ekip, ku sigurisht bën pjesë edhe Lionel Mesi, por që dominohet nga Bajerni i Mynihut, me 4 lojtarë e gjysmë në formacion, pasi Tiago Alkantara kaloi te Liverpuli në verë.
Me një lojtar përfaqësohet edhe kamionati francez, me Nejmar, ndërsa Premier Liga ka 3 përfaqësues, De Bryne, Alkantara dhe Van Dijk. Për portugezin e Juventusit është pjesëmarrja e radhës në ekipin më të mirë të vitit të UEFA-s, ku ai bën pjesë që prej vitit 2007.
Ekipi i vitit 2020 është ky: në portë Manuel Neuer (Bajern Mynih), në mbrojtje Xhoshua Kimish (Bajern Mynih), Serxho Ramos (Real Madrid), Virxhil van Dijk (Liverpul), Alfonso Davies (Bajern Mynih), në mesfushë Tiago Alkantara (Bajern Mynih/Liverpul), Kevin De Bryne (Mançester Siti), Lionel Mesi (Barcelona), dhe në sulm Kristiano Ronaldo (Juventus), Nejmar (PSG), Robert Levandovski (Bajern Mynih).
Në listën e kandidatëve fillestarë ishin 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues. Për herë të parë është përzgjedhur edhe ekipi i vitit për futbollin e femrave, që është ky: Sarah Bouhadi (Lion), Lusi Bronze (Lion/Mançester Siti), Kadeisha Bushanan (Lion), Uendi Renard (Lion), Magdalena Erikson (Çelsi), Kheira Hamraoui (Barcelona), Amandine Henri (Lion), Delfin Kaskarino (Lion), Sara Bjork Gunarsdotir (Volfsburg/Lion), Daniele van de Donk (Arsenal), Pernil Harder (Volfsburg/Çelsi).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.