Në ndeshjen fundit që Bayerni fitoi 2-1 ndaj Freiburgut, sulmuesi polak shënoi golin e tij të 21-të në kampionat, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.
Në përfundim të gjysmës së sezonit (Bayerni është shpallur kampion dimri), askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola (21). Rekordi i mëparshëm, dhe nuk mund ishte ndryshe, i përkiste një legjende tjetër të Bayernit, Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 20 gola në 17 ndeshje në sezonin 1968-1969.
Tani Lewandowski do të përpiqet të thyejë një tjetër rekord të Mullerit, atë të numrit të golave të shënuar në një edicion të vetëm në Bundesligë. Kampioni i botës në vitin 1974, i njohur si “der Bomber”, shënoi 40 gola në sezonin 1971-1972 (Muller gjithashtu fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.