Futboll

Triumfojnë Tirana e Apolonia, Partizani tregon “muskujt” me Skënderbeun në dëborë

U luajtën tri ndeshjet përmbyllëse të javës së 14-të të Superiores. Kreu nuk ndryshon, sepse u konsolidua qysh dje, me fitoren e radhës së Vllaznisë ndaj Kukësit. Tirana i ka dhënë fund serisë së barazimeve në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kastriotin me përmbysje. Bardheblutë, edhe pse e nisën ndeshjen në kërkim të menjëhershëm të golit, e panë veten në disavantazh, kur Devid u gjend i lirë në zonë pas një harkimi në zonë. Megjithatë, vendasit reaguan, ndërsa golin e barazimit e gjetën në minutën e 35 me kapitenin Idriz Batha, i cili nga fare pranë mposhti portierin Isli Hidi, teksa Muçi përmbysi rezultatin në minutën e 51-te, 2 minuta para se në fushë të futej Tulant Seferi, i cili bëri debutimin me bardheblutë ditën e sotme. Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe shkon në derbin ndaj Partizanit të premten pas një fitoreje.

Partizani ka mposhtur Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-2, në sfidën e zhvilluar në fushën e mbushur me dëborë.  Skënderbeu është “shuar” brenda tri minutave në shtëpi, në bardhësinë e dëborës, kur ka pësuar dy gola “ekspres” nga të kuqtë. Mensah realizoi në minutën e 65-të, duke e hapur lojën dhe pjesën e mbetur të ndeshjes, por takimi e kishte fatin të paracaktuar dhe të kuqtë morën tre pikët e plota pas barazimit ndaj Apolonisë javën e kaluar dhe tashmë ngjiten sërish të dytët, ndërsa korçarët parakalohen nga Apolonia dhe gjenden në vendin e fundit të klasifikimit.

Në ndeshjen e fundit kurbinasit zhgënjyen në Fier, ku u mundën minimalisht nga debutuesit bardhë jeshile. Apolonia duket e ringjallur me trajnerin Camarata në stol, duke dhënë shenja se mund të mbijetojë në elitë.

TIRANA-KASTRIOTI  2-1

Golat: Batha 35’, Muçi 53’ / Da Silva 20’

APOLONIA-LAÇI  1-0

Golat: Gjata 21’

SKËNDERBEU-PARTIZANI  1-2

Golat: Mensah 65’ / Bardhi 3’, Solomon 7’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë