Java e 14 e Kategorisë Superiore nis me dy përballje në ditën e sotme, ku Kukësi dhe Teuta do të luajnë në shtëpi. Në Elbasan Arena luhet një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrave përkatëse, teksa Kukësi pret Vllazninë. Verilindorët u shkaktuan humbjen e parë shkodranëve në këtë sezon në 29 nëntor 2020, duke fituar me rezultatin 2-4 në Shkodër.
Verilindorët po përjetojnë një krizë dhe kërkojnë rezultat pozitiv pas tre humbjeve radhazi dhe 10 golave të pësuar në këto ndeshje. Nga ana tjetër shkodranët kryesojnë të qetë kampionatin dhe një rezultat tjetër pozitiv vetëm sa do t’iu rriste edhe më shumë besimin për objektivin final.
Në Durrës, Teuta e trajnerit Edi Martini do kërkojë të bëjë autokritikë pas disfatës me Vllazninë dhe kryesisht pas asaj loje shumë të dobët që zhvilloi. Përballë do ketë Bylisin, ndaj kërkojnë të shmangin hapat fals. Ndërkaq, ballshiotët vijnë pas barazimit me Tiranën dhe vazhdojnë të rrezikojnë në klasifikim, ndaj do të kërkojnë maksimumin në transfertë.
Ndeshjet:
18:00 Kukësi-Vllaznia
18:00 Teuta-Bylis
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.