Futboll

VIDEO/ Fantastik Endri Çekiçi, futbollisti shqiptar realizon supergol në Turqi

Endri Çekiçi ka realizuar një supergol me një goditje dënimi me një kënd në pothuaj të pamundur realizimi. Ai ka gjetur golin në ndeshjen e kampionatit turk, Ankaragucu-Basaksehir. Edhe pse ekipi i tij u mposht 1-2 në shtëpi nga një ekip më i fortë por në krizë si Basaksehir, 24-vjeçari pogradecar ishte protagonist i një ndeshje të mirë të kulmuar në minutën e 20-të me një goditje dënimi magjike, që barazoi momentalisht rezultatin.

https://twitter.com/goblintvizlecom/status/1348260772468715523

Ky ishte goli i parë për Çekiçin në elitën e futbollit turk, teksa u transferua në merkaton e kaluar nga Olimpija e Ljubjanës. Tek ekipi turk, 24-vjeçari është duke u aktivizuar me vazhdimësi dhe goli i sotëm i jep edhe më shumë vlerë performancave të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë