Treg

Bankat daneze, kredi për shtëpi për 20 vite me 0% interes

Vendi me historinë më të gjatë të normave negative të interesit nga Banka Qendrore u ofron pronarëve të shtëpive kredi 20-vjeçare me një normë interesi fikse zero.

Klientët në njësinë daneze të financimit të shtëpive të Nordea Bank Abp kanë mundur të përfitojnë nga ky vendim që nga e marta e kësaj jave të marrin hipotekat, të cilat do të mbajnë një kupon më të ulët sesa obligacionet 10-vjeçare të SHBA-ve. Të paktën dy banka të tjera kanë thënë se do të veprojnë njësoj.

Danimarka dallohet për sistemin bankar në këtë drejtim në një kontekst global, pasi vendi ka përjetuar norma negative të Bankës Qendrore më gjatë se çdo vend tjetër. Po të hedhim vështrimin në 2012, politikëbërësit vendosën normën bazë të interesit nën zero për të mbrojtur lidhjen e koronës, monedhës kombëtare me euron. Që atëherë, pronarët danezë të shtëpive kanë shijuar ulje të vazhdueshme në kostot e kreditimit.

Nocioni dikur i pamendueshëm i huamarrjes për dy dekada pa paguar interes, vjen kur bankierët qendrorë në të gjithë globin iu shmangën rritjeve të normave të interesit. Asnjë bankë kryesore qendrore perëndimore nuk ka të ngjarë të rrisë normat këtë vit, sipas rishikimit tremujor të politikës monetare të Bloomberg.

Danimarka ka një të ashtuquajtur sistem kalimi në të cilin hipotekat lidhen drejtpërdrejt me bonot e mbuluara të përdorura për financimin e kredive. Huadhënësit veprojnë si ndërmjetës midis huamarrësve dhe investitorëve, duke krijuar të ardhura nga tarifat, jo nga normat e interesit. Huamarrësit marrin normën e kuponit, megjithëse kostoja efektive është përgjithësisht pak më e lartë sepse obligacionet rrallë shiten me të njëjtën vlerë.

Ndërsa normat kanë vazhduar të ulen ndjeshëm, bankat e tjera në Danimarkë – shtëpia e tregut më të madh në botë të bonove të mbuluara të mbështetur nga hipotekat – po bashkohen me Nordea.

Totalkredit, një nga huadhënësit më të mëdhenj për kredi hipotekore në Danimarkë, Nykredit Realkredit A / S, thotë se do të ofrojë gjithashtu hua 20-vjeçare me 0% interes. Po kështu do të veprojë edhe njësia që jep hua hipotekore Jyske Bank A / S. Danske Bank A / S, banka më e madhe e Danimarkës.

Huadhënësit danezë lëshuan për herë të parë bono 20-vjeçare me kupona 0% disa vjet më parë, ndërsa investitorët që kërkonin një vend të sigurt për të ankoruar paratë e tyre ulën normat e interesit. Kjo është hera e parë që atëherë që një produkt i tillë kthehet në “rafte”.

Kërkesa ekziston tashmë, tha në një shënim Lisa Bergmann, ekonomistja kryesore e tregut të pasurive të paluajtshme në Nordea Kredit. Ka  të ngjatë që obligacionet që mbështesin hipotekat, të kushtojnë afër një niveli rekord të lartë, tha ajo. / Bloomberg / Përktheu: Gazeta “Si” /


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë