Futboll

Shantazhi ndaj Valbuenas, Benzema do të gjykohet

Telashe të reja për Karim Benzema, i cili do të përfundojë në gjyq për rastin e tentativës për zhvatje kundër Mathieu Valbuena në 2015. Sulmuesi i Real Madrid dyshohet të ketë nxitur ish-shokun e tij të ekipit kombëtar të Francës të paguajë disa personazhe të botës së krimit që kërcënuan të përhapnin një video të tij në të cilën ai ishte filmuar në momente intimiteti. “Atëherë kur janë marrëzitë, hë?” komentoi ai me një histori në Instagram. Nëse dënohet, Benzema rrezikon deri në 5 vjet burg.

Së bashku me sulmuesin 33-vjeçar francez, i cili për shkak të këtij skandali nuk ka luajtur për ekipin kombëtar që nga viti 2015, 4 persona të tjerë janë paditur. Kjo u njoftua nga Gjykata e Versajës. Drejtësia franceze dyshon se Benzema, i kontaktuar në atë kohë nga një mik i fëmijërisë i përfshirë në bandë, ka nxitur ish-shokun e tij të skuadrës për të paguar shantazhet. “Për fat të keq, nuk jemi të befasuar. Ky është një vendim sa absurd, aq edhe i parashikueshëm” komentoi avokati i tij, i cili gjithashtu u hidhërua që gjykatësi hetues “shtrembëroi faktet” sepse vetë Valbuena e pranoi që në bisedën e diskutueshme me Benzema “nuk flitej për para”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë