Futboll

Osmani: Zhbllokuam merkaton, Seferi është lojtar i Tiranës

Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani është shfaqur para mediave për të folur rreth çështjes së bllokimit të merkatos së klubit bardheblu dhe lëvizjet e fundit. Ai bëri me dije se pas disa orësh bisedime me FIFA-n, kampionët e Shqipërisë kanë mundësinë të regjistrojnë lojtarë të rinj për sezonin në vazhdimësi..

Bllokimi i merkatos – Besoj se disa media  kanë nisur keq këtë situatë. Disa kanë thënë janë paga. Nuk mendoj se janë paga të prapambetura. Tani që të dalë te kjo situatë, jemi viktimë, por ishim të detyruar të mbyllim këtë çështje sa më shpejt, sepse koha nuk pret. Mendoj se hapat janë ndërmarrë që në momentin e parë. Falënderoj të gjithë njerëzit që janë marrë me këtë punë, madje edhe nuk kanë fjetur gjumë. Kemi zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s, ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.. Nuk bëhet fjalë për 7-8 lojtarë, por për 2-3. Do bëjmë të pamundurën. Emrin e parë e keni marrë. Në momentin që e prezantojmë, ai është lojtar i ri.

Tirana- Do mendoja që Tirana do rrezikonte shumë nëse do të ishte një vendim i prerë. Edhe sikur të mos kishim të drejtën të bënim pagesën, prapë do të ishte e mbyllur. Që në momentin që na ka ardhur konfirmimi që merkato jonë është mbyllur, kemi filluar interesimin. .

Largimet- Nga Tirana do ketë largime nëse vijnë oferta të kënaqshme. Në rast të kundërt, jo. Nuk është vetëm Ismajlgeci, për të gjithë lojtarët e Tiranës kanë interesime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë