Sport

Rëndohet gjendja e Blatter, ish-presidenti i FIFA-s shtrohet me urgjencë në spital

Moment i vështirë për Sepp Blatter. Ish-presidenti i FIFA-s (1998-2015) ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital. Blatter është në gjendje të rëndë në spital, por nuk i rrezikohet jeta, siç dëshmohet nga vajza e tij, Corinne, për “Blick”: “Presim të bëhet më mirë çdo ditë, por i duhet kohë dhe pushim”. Arsyet specifike që çuan në shtrimin në spital të ish-numrit një të futbollit botëror nuk janë zbuluar ende.

84-vjeçari shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s, pastaj zëvendësoi si president Havelange, duke e mbajtur atë karrige për 17 vjet, nga 1998 deri më 2015, kur u detyrua të jepte dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit që përfshiu organin më të lartë të futbollit botëror, me shtatë drejtues të arrestuar. Blatter është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë