Futboll

Qendra e vaksinimit te “Air Albania”, derbi largohet nga kryeqyteti

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu morën pjesë dje në nisjen e ngritjes së qendrës së vaksinimit anti-Covid, pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”. Sipas planit të Qeverisë, kjo do të jetë edhe qendra më e madhe e vaksinimit në vend, me një kapacitet vaksinues deri në 60 qytetarë në orë.

Vendimi për të kthyer stadiumin në një qendër vaksinimi ka ndikuar edhe në ecurinë e Kategorisë Superiore. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, me datë 21 janar, në orën 18:00, do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndryshe nga derbi i parë që u luajt në kryeqytet në “Air Albania”, sfida e dytë derbi do të luhet në Elbasan. Përpos derbit, pritet të vendoset edhe për fatin e ndeshjeve të tjera të planifikuara fillimisht në ‘’Air Albania’’.

Ndeshja e parë derbi mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 0-0. Mungesa e tifozëve dhe e golave e bëri derbin Tirana-Partizani të dukej një ndeshje e zakonshme kampionati. Atmosfera ishte e zbehtë, ndërsa gjendja e fushës ndikoi edhe në bukurinë e lojës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë