Në prag të ndërrimit të viteve futbollistët e Kombëtares nëpërmjet një video kanë uruar të gjithë shqiptarët ‘Gëzuar 2021’. Në videon e publikuar nga FSHF, pothuajse të gjithë lojtarët e vënë theksin te ky vit i vështirë prej pandemisë së Covid-19 dhe urojnë që kjo situatë që kalojë sa më shpejtë.
Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Lindon Selahi, Enis Çokaj, Enea Mihaj e Albi Doka urojnë që viti 2021 të jetë sa më i mbarë dhe që të gjithë të dalim sa më parë nga kjo situatë e vështirë që ka sjellë pandemia Covid-19.
“Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar dhe për shumë vjet festat e fundvitit. Me 2020-n lamë pas një vit jo pa mundime për të gjithë ne. Uroj që viti 2021 të sjell fat dhe mbarësi në familjet tuaja. Përzemërsisht nga unë Bekim Balaj”, – thotë sulmuesi kuqezi, ndërsa mesfushori Enis Çokaj uron që të gjithë t’i kthehemi jetës normale: “Dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen gëzuar Vitin e ri! Shpresoj të jetë një vit sa më i mbarë për ju dhe familjet tuaja dhe shpresoj që pandemia të kalojë sa më shpejt e t’i kthehemi jetës normale. Gëzuar edhe një herë”, – thotë Çokaj.
Mesfushori tjetër kuqezi Lindon Selahi uron që viti 2021 të na rikthejë tifozët në stadium, ndërsa Aldi Doka, Marasha Kumbulla e Enea Mihaj shprehin urimin që të dalim sa më parë ky moment i vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




