Futboll

Kasper Schmeichel në historinë e Premier League, barazon rekordin e të atit

Ndeshja e fundit përballë Crystal Palace ishte speciale për Kasper Schmeichel. Gardiani i Leicester City zbriti për herë të 398-të në fushë, duke barazuar numrin e rekordit që mbahej nga një portier danez në Premier League. Por ai nuk barazoi rekordin e një ish-portieri dosido, po babain e tij, Peter Schmeichel, me plot 398 ndeshje për Manchester United.

Kasper pritet ta thyejë dhe ta thellojë këtë rekord, pasi në moshën 34 vjeçare ai vijon të jetë portier titullar i Leicester City. Ai ka dhe dy vite të tjera kontratë me “Dhelprat” dhe deri atëherë rekordi do të do të ketë një tjetër shifër.

Kulmi i tij është viti 2016, kur për herë të parë në historinë e futbollit anglez Leicester City u shpall kampion. Në këtë drejtim i ati Peter ia kalon, pasi ka fituar 5 tituj me Manchester United dhe 5 kupa në Angli, pa harruar triumfin e vitit 1999 në Champions League. Edhe sa i përket kombëtares daneze, Kasper mbetet shumë prapa me të atin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë