Futboll

Federata italiane po vlerëson mundësinë që vaksina të jetë me detyrim për futbollistët

Komisioni Mjekësor në Federatën Italiane, do të ‘vlerësojë’ mundësinë për të vaksinuar të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit. Kjo çështje është diskutuar edhe me shumë grupe interesi gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë edhe Shoqatën e Lojtarëve (AIC).

“Vaksinimi i të gjithë futbollistëve profesionistë është hipotezë, që duhet vlerësuar. Meqenëse ky është problem i shëndetit publik në përgjithësi dhe të jesh një komunitet i vogël në futboll, vaksinimi i disa apo dhe të gjithëve bëhet i dobishëm.

Pajtohem me Presidentin e Lega Pro, Francesco Ghirelli, i cili thotë se të gjithë lojtarët duhet të jenë të detyruar të bëjnë vaksinën. Unë gjithashtu do të thosha të njëjtën gjë për të gjithë mjekët. Unë do ta bëja vaksinën të detyrueshme, duke parë se çfarë kemi kaluar në këto dhjetë muaj. Çështja e vaksinave nuk është adresuar ende në Komision, por mendoj se mund të jetë gjë e mirë të vaksinohen të gjithë futbollistët profesionistë”, u shpreh anëtari i komisionit mjekësor të FIGC, Francesco Braconaro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë