Tashmë është zyrtare, Diego Costa , nuk do të jetë më pjesë e Atletico Madrid. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se është arritur marrëveshja me sulmuesin spanjoll, për zgjidhjen e kontratës.
Sulmuesi i ka kërkuar Atletico Madrid të ndërpresë kontratën para kohe për arsye familjare, teksa palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit. Siç raporton AS, Diego Costa tashmë ka marrë oferta nga skuadrat evropiane dhe po shqyrton opsionin më të mirë. Në Serie A, disa skuadra mund ta kenë një mendim: Juventus (edhe pse preferojnë profile me përvojë në të kampionatin italian), Inter për të bërë Lukakun të pushojë, Milan (që kërkon lojtarë më të rinj) dhe Roma.
Sfida ndaj Real Sociedad do të jetë e fundit për spanjollin me Colchoneros. Në fakt, viti 2020 nuk është për tu mbajtur në kujtesën e sulmuesit. E nisi vitin me një hernie që e largoi nga fushat e lojës për muaj me radhë, më pas pësoi një trombozë venoze të shkaktuar si një efekt dytësor nga COVID-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




