Është Erick Thohir, ai që administron emergjencën Covid në Indonezinë e tij. Pikërisht ish-presidenti i Inter është nominuar nga krerët e vendit të tij, lider i një task-force për rifillimin, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza: “Një sondazhi ka treguar se rreth 66% e indonezianëve i besojnë vaksinës kundër COVID-19 e dëshiron të vaksinohet, ka bërë të ditur Thohir në këto ditë. «Por rreth 16% refuzojnë të vaksinohen e ne nuk mund ti detyrojmë», ka thënë ish- presidenti zikaltër gjatë një webinari.
Programi i vaksinimit të qeverisë synon të thyejë zinxhirin e transmetimit të COVID-19 e të reduktojë shkallën e vdekshmërisë. «Njerëzit pyesin nëse vaksina për COVID-19 është e kualifikuar. Qeveria do të përdorë vaksina që janë listuar nga OBSH, kanë kaluar testet klinike. Siguria e popullit indonezian është një prioritet absolut», ka thënë në fund Thohir.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




