Futboll

Situata nga Covid, FIFA shtyn Botërorët e moshave

COVID-19 bëhet faktor për anulimin e dy kompeticioneve të tjera madhore. FIFA nëpërmjet një komunikate njofton se Botërori i U-20 dhe U-17 që ishin në program për t’u zhvilluar gjatë vitit 2021 janë shtyrë.

Në komunikatën zyrtare të qeverisë më të madhe të futbollit botëror thuhet: “FIFA ka marrë vendimin se edicioni i vitit 2021 i Botërorit të U-20 dhe U-17 që do të mbaheshin në Indonezi dhe Peru nuk do të zhvillohen për arsye të situatës”, përfundon komunikatën FIFA.

Këto dy shtete do ta mirëpresin Botëroret U-17 dhe U-20, 2 vite më vonë pikërisht në 2023-in.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë