Kishte disa kohë që Mc Laren kishte treguar se ishte në fundin e një zbulimi por asnjë nuk e ka menduar se do të ishte ky zbulimi. Kompania ka prezantuar McLaren Sabre, një supermakinë do ta quanim. Mc Laren Sabre ka një motor turbo V8, me 824 kuaj fuqi, 34 më shumë sesa McLaren Senna. Shpejtësia maksimale e kësaj makine arrin deri në 350 km/h, që do të thotë se Sabre është makina më e shpejtë dyvendëshe që ka prodhuar ndonjëherë McLaren. Do të ketë vetëm 15 të tilla, janë dizejnuar vetëm për tregun amerikan dhe akoma nuk dihet sa kushton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.