Makina

Surprizon Mc Laren, prodhon vetëm 15 ekzemplarë të një supermakine

Kishte disa kohë që Mc Laren kishte treguar se ishte në fundin e një zbulimi por asnjë nuk e  ka menduar se do të ishte ky zbulimi. Kompania ka prezantuar McLaren Sabre, një supermakinë do ta quanim. Mc Laren Sabre ka një motor turbo V8, me 824 kuaj fuqi, 34 më shumë sesa McLaren Senna. Shpejtësia maksimale e kësaj makine arrin deri në 350 km/h, që do të thotë se Sabre është makina më e shpejtë dyvendëshe që ka prodhuar ndonjëherë McLaren. Do të ketë vetëm 15 të tilla, janë dizejnuar vetëm për tregun amerikan dhe akoma nuk dihet sa kushton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë