Nga Matt Beard- Një nga gjërat që ka munduar prindërit gjithmonë është se kur duhet ti tregojnë fëmijëve të tyre se babagjyshi nuk egziston apo dhe nëse duhet t’ju tregojnë.
Besimi tek babagjyshi është një ndër ato gjëra që mund të quhen të shenjta dhe për asnjë moment nuk duhet të flasësh në sy të fëmijëve për vërtetësinë e tij.
Të hedhësh poshtë egzistencën e babagjyshit në një vit si ky, është diçka që as ‘grinch’ nuk do ta bënte. Është Krishtlindje dhe babagjyshi duhet të jetë në qendër të vëmendjes për fëmijët. Ai madje është shpallur imun ndaj Covid-19 nga OBSH, pikërisht për të sjellë buzëqeshje tek fëmijët.”
Bëni një pyetje se çfarë përfaqëson babagjyshi për familjet dhe ato do t’ju tregojnë shumë gjëra të bukura, deri diku madhështore. Ai përfaqëson bujarinë, mrekullinë, magjinë e Krishtlindjes dhe frymën e dhurimit. Ata gjithashtu mund të thonë diçka për mënyrën se si ai inkurajon sjelljen e mirë në një periudhë të vitit kur prindërit dhe fëmijët janë në kufij të dëshirës për bashkëpunim.
E megjithatë, ndihem i detyruar të jem grinch i këtij viti. Ne duhet t’u themi fëmijëve tanë të vërtetën për babagjyshin dhe duhet ta bëjmë jo për të ‘vrarë’ mitin e babagjyshit, por për ta lavdëruar atë.
Le të fillojmë me gjërat e disiplinës. Duke folur nga motivimi, ai është mishërimi njerëzor i një llogarie të thjeshtë, misherimi i drejtësisë, ku pasuria dhe shpërblimet shkojnë tek të virtytshmit. Bëj mirë të tjerëve dhe do të gjesh mirë. Mund të quhet një ekonomi morale.
Ky do të ishte një mësim brilant, nëse do të ishte i vërtetë! Por duke folur si filozof dhe një fëmijë, më parë i tmerrshëm, nuk është kështu. Nuk ka ekonomi morale. Shumë shpesh, sjellja e keqe merr rezultate, shpërblime dhe ngritje në detyrë dhe kur besojmë se babagjyshi është i vërtetë, i bie se ai derdh benzinë në zjarr. Cdo fëmijë merr dhuratë. Ai fëmija që ngacmon fëmijët e tjerë në shkollë? Po, dhe ai merr dhuratë. Të gjithë.
Pra, të besosh te njeriu i madh me kostum të kuq, nuk është shoku ynë kur bëhet fjalë për disiplinën. Por ai mund të jetë diçka më i mire, jo një kërcënim, por një ide për të ndihmuar në nxitjen e imagjinatës dhe ndjeshmërisë së fëmijëve tanë. Nëse babagjyshi ekziston, ne mund t’ia lëmë sjelljet e mira atij. Por nëse babagjyshi është diçka që e krijojmë të gjithë së bashku, atëherë varet nga secili prej nesh që të jemi babagjyshë me njëri-tjetrin. Siç shkruan filozofi David Kyle Johnson, “Duke mashtruar fëmijët për të besuar në të vërtetë se ai ekziston, ne ua heqim atyre mundësinë ta imagjinojnë “.
Ky është gëzimi i vërtetë i babagjyshit. Në fund të ditës, ai është një lloj loje dhe fëmijët besojnë në llojin më të mirë, plot magji, mrekulli.
Më befason aq shumë që këmbëngulim se është kaq e rëndësishme për fëmijët tanë të besojnë se ekziston një sistem i sofistikuar global i mbikëqyrjes i drejtuar nga një burrë i cili dërgon dhurata në të gjithë botën. Kështu fëmijët mundohen të jetojnë me disa rregulla të bazuara në premtime dhe shpërblime.
Ato do të zhyten në karaktere dhe botë me rregulla dhe kufij të qartë që ata kanë krijuar së bashku, pa asnjë iluzion se bota është e vërtetë.
Historia nuk është më pak domethënëse, sepse ata e dinë që nuk është e vërtetë. Në disa kuptime, është edhe më e madhe për këtë fakt sepse histroia atëherë u përket atyre. Për fëmijët, diçka nuk duhet të jetë e vërtetë për të qenë e veçantë; thjesht duhet të jetë e veçantë.
Papritmas, ne kemi një babagjysh të vërtetë magjik. Ai nuk është i lidhur me rregullat e historisë që kemi thënë më parë. Ai mund të jetë një i huaj, një burrë, një grua, një ari polar ose një super shkencëtar me flokë të purpurta. Ky babagjysh mund të na bëjë së bashku si një familje, i shtyrë për të përhapur gëzim te njëri-tjetri sepse ai nuk është këtu për të zgjedhur kush duhet të gëzohet.
Ne mund ta hamë ëmbëlsirën të gjithë së bashku, të gjithë të jemi babagjyshë, pa gënjeshtra dhe nëse të gjithë e kemi pranuar këtë, mund të heqim dorë nga një nga arsyetimet më të zakonshme për të mos u thënë fëmijëve tanë të vërtetën, se ata do ta prishin magjinë për fëmijët e tjerë. Thoni të vërtetën dhe gënjeshtra humbet fuqinë e saj.
Gënjeshtra vërtet ka fuqi. Kjo është arsyeja pse ne e mbajmë atë. Ajo ka fuqi disiplinore, duke u dhënë mundësi prindërve të kontrollojnë fëmijët, përafërsisht në të njëjtën kohë të vitit që ata janë të rraskapitur. Ka fuqi simbolike, që përfaqëson pafajësinë e humbur të fëmijërisë sonë. Dhe ka fuqi lidhjesh pasi historia e babagjyshit i lidh prindërit dhe fëmijët së bashku.
Duhet vtë heqim dorë nga një pjesë e këtyre fuqive. Ne nuk kemi nevojë për gënjeshtra për të disiplinuar fëmijët tanë dhe ne duhet të gjejmë mënyra të tjera për të rimarrë pafajësinë dhe magjinë e fëmijërisë sonë.
Ne duhet të lëmë mënjanë traditat e të shkuarës dhe të themi të vërtetën, se të gjithë mund të jemi babagjyshë dhe kjo është mrekullia e vërtetë e Krishtlindjes.
*Matt Beard është një filozof dhe një shkrimtar australian.
Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



