Futboll

Ronaldo fiton Golden Foot Award, gjurmët e këmbëve të CR7 vendosen në Monaco

I shpallur fitues 1 dhjetorin e kaluar, Cristiano Ronaldo mori Golden Foot Award. Portugezi gjithashtu la, si është zakon, gjurmët e këmbëve të tij, të cilat do të ekspozohen në të famshmen ‘The Champions Promenade’ në Monte-Carlo. “Marrja e këtij çmimi është një nder – tha ai – Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”.

Për shkak të emergjencës së koronavirusit, ceremonia për CR7 u krye me dyer të mbyllura. Më 1 dhjetor, për herë të parë, u shpall edhe çmimi Golden Foot Prestige, nderim për karrierën kushtuar ekskluzivisht një Presidenti akoma aktiv, i cili iu dha Andrea Agnellit. Çmimin e 18-të Këmba e Artë, iu dorëzua Ronaldos nga Louis Ducruet, djali i Princeshës Stephanie të Monakos, që përfaqësonte Princin Alberti II i Monakos. Sovran i principatës dërgoi një video mesazh për të uruar fituesit: “Do të jetë një nder për Principatën e Monakos që në “Shëtitoren e Kampionëve”, të ketë gjurmët e një kampioni si Cristiano Ronaldo dhe Presidentit të Klubit të Futbollit të Juventusit, Andrea Agnelli.

Këmba e Artë mund të fitohet vetëm një herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç. Përveç atyre aktivë, ish-kampionët mund të lënë gjurmë dhe të vlerësohen si Legjenda Futbolli: ndër më të rëndësishmit Diego Armando Maradona, Michel Platini, Pelé, Gianni Rivera, Gigi Riva, Dino Zoff, Giacinto Facchetti, Zinedine Zidane, Karl-Heinz Rummenigge, Zbigniew Boniek, Franz Beckenbauer, Luis Figo, Franco Baresi, Roberto Mancini, Claudio Ranieri, Marcello Lippi, Andrea Pirlo dhe shumë të tjerë.

GOLDEN FOOT, FITUESIT NË VITE

2020 – Cristiano Ronaldo

2019 – Luka Modric

2018 – Edinson Cavani

2017 – Iker Casillas

2016 – Gianluigi Buffon

2015 – Samuel Eto’o

2014 – Andrés Iniesta

2013 – Didier Drogba

2012 – Zlatan Ibrahimovic

2011 – Ryan Giggs

2010 – Francesco Totti

2009 – Ronaldinho

2008 – Roberto Carlos

2007 – Alessandro Del Piero

2006 – Ronaldo

2005 – Andriy Shevchenko

2004 – Pavel Nedved

2003 – Roberto Baggio


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë