Ky Manchester United është i frikshëm. Djajtë e Kuq marrin fitoren e tyre të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit duke shëtitur kundër Leeds të Marcelo Bielsa, që kishte qenë i aftë të vinte në vështirësi skuadra si Liverpool, Manchester City dhe Arsenal. Formacionit të teknikut norvegjez iu deshën vetëm 20 minuta për të mbyllur sfidën e Old Trafford: pas vetëm 67 sekondash, Bruno Fernandes shërbeu për McTominay, i cili me një goditje me të djathtën mposhti një Meslier të palëvizshëm. Skocezi përsëritet në të 3′ me të majtën, pas një kombinimi me Martial, duke shënuar dopietë personale, duke u bërë i pari futbollist në historinë e Premier League që shënon dy herë në tre minutat e para.
Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, vjen goditja e United: McTominay shërbeu James, i cili me të majtën e kalon topin nën këmbët e Meslier. Djajtë e Kuq nuk ndalen dhe katër minuta më vonë, Struijk pengon Martialin në zonë dhe Bruno Fernandes, nga pika e bardhë, gjen dygolëshin personal, duke i cuar shifrat në 6-1. Leeds arriti ta bënte pasivin më pak të hidhur me të djathtën spektakolare në kryqëzimin e trarëve nga Dallas në minutën e 73-të, që vulos rezultatin në 6-2. Një rezultat që lejon United të fluturojë në vendin e tretë së bashku me Everton në kuotën 26, -5 nga kryesuesi Liverpool, por me një ndeshje më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




