Futboll

VIDEO/ Atalanta shënon poker me përmbysje, Lazio thyen Napolin

Pas barazimit në Torino, Atalanta kthehet tek fitorja në javën e 13 të Serie A, duke iu afruar vendit të katërt që vlen Champions League. 7 pikë kishte marrë Roma në tre ndeshjet e fundit në Serie A, por sot u shkatërrua 4-1 në fushën e Atalantës. Në Gewiss Stadium të Bergamos zikaltrit e panë veten menjëherë në disavantazh përballë Romës të ndëshkuar nga një gol i shpejtë i Dzekos, por përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me golat e Zapata, Gosens, Muriel e Ilicic, që është kthyer të jetë një lider i vërtetë.

Verdhekuqtë, pasi luajtën të enjten, ranë fizikisht dhe u kaluan në renditje nga Juventus. Marash Kumbulla e ndoqi gjithë përballjen nga stoli

Në ndeshjen e fundit të javës së 13 të Serie A, Lazio mposht 2-0 Napolin, i afrohet zonës Champions League e i shkakton skuadrës së Gattuso humbjen e dytë radhazi. Në Olimpico vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke zhbllokuar sfidën me goditjen me kokë të Immobile (9′). Reagimi i napoletanëve ishte në goditjet e Ruiz e Zielinski, me Reinan të kujdesshëm. Në fillimin e pjesës së dytë Luis Alberto (56′) dyfishoi rezultatin, me një goditje të bukur me kthesë.

Tek të dyja skuadrat për ndeshjen e sotme ishin 5 shqiptarë, Strakosha, Muriqi dhe Alia te Lacio dhe Hysaj me Rrahmanin te Napoli, të gjithë e nisën nga stoli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë