Futboll

VIDEO/ Milan rikthehet te fitorja, Inter arrin suksesin e gjashtë

Inter arrin fitoren e gjashtë radhazi në Serinë A italiane, ku mposhti 2-1 në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Spezias. Zikaltrit iu falën dy golave në pjesën e dytë dhe vazhdojnë të renditën të dytët, me një pikë më pak se Milani. Ardijan Ismajli e nisi si titullar për herë të parë për ekipin mik dhe ia doli të rezistojë në 45 minutat e para. Golat për skuadrën e Antonio Contes ishin rezervuar në fraksionin e dytë të takimit me Achraf Hakimin autor të golit të parë në minutën e 51′, dhe 20 minuta më vonë me Romelu Lukakun i cili shndërroi në gol një 11-metërsh. Në minutat shtesë erdhi edhe goli i Spezias. Roberto Piccoli autori i golit.

https://www.youtube.com/watch?v=Il5r3q8TRB0

Milani është rikthyer të fitorja në kampionat, teksa kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Sassuolon në transfertë. Kuqezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa pas vetëm pas 7 sekondave Rafael Leao gjeti golin e avantazhit, duke u futur në histori si lojtari që shënon golin më të shpejtë në Serinë A. Milani shënoi sërish tetë minuta më vonë me anë të Calhanoglu, por VAR anuloi golin. Djemtë e Piolit vazhduan të luanin mirë dhe gjetën sërish rrjetën në minutën e 26-të. Kundërsulm perfekt dhe finalizim i Alexis Saelemaekers. Në minutën e 89-të, Domeniko Berardi shënoi golin e parë për Sasuolon, por nuk mjaftoi për të marrë të paktën një pikë.

Në sfidat e tjera ra në sy fitorja 2-0 e Beneventos së Pippo Inzaghit në shtëpi ndaj Genoas. Pa fitues u mbyll Cagliari-Udinese në ishull. Greku Lykogiannis kaloi sardët në avantazh në pjesën e parë, por Kevin Lasagna barazoi shifrat në të dytën. I njëjti rezultat edhe në takimin e orës 12:30 mes Torinos dhe Bolognas, aty ku shënuan Belotti për vendasit dhe Robert Soriano për miqtë.

https://www.youtube.com/watch?v=Qm3PCUIRZnU

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë