Treg

Rriten çmimet e konsumit në nëntor, Shqipëria e pesta me rritjen më të lartë në Europë

Indeksi i harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që bën krahasim me vendet e Europës, tregon se shtrenjtimi i çmimeve ka qenë më i lartë, me 2.2% në nëntor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje e rendit Shqipërinë të pestën në Europë për rritjen e çmimeve të konsumit .

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2020 është 2,2 % dhe rritja më e madhe e çmimeve prej 4,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” 0,2 %.

Në muajin Nëntor 2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,9 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4 %, pasuar nga grupet “Transporti” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë