Treg

Rriten ekportet me Greqinë e Kosovën në nëntor, më shumë se para pandemisë

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin nëntor 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me nëntor 2019 janë:, Greqia (32,4 %), Kosova (16,7 %) dhe Italia (0,2 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja (35,5 %), Hungaria (45,2 %) dhe Suedia (48,5 %).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Gjermania (14,6 %), Greqia (3,1 %) dhe Maqedonia e Veriut (1,9 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (15,0 %), Kosova (14,7 %) dhe Spanja (25,5 %).

Në muajin nëntor 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me nëntor 2019 janë: Italia (9,1 %), Kina (10,7 %) dhe Greqia (29,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (16,0 %), Gjermania (4,3 %) dhe Franca (15,6 %).

 Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë: Gjermania (0,3 %), Serbia (36,9 %) dhe Rusia (20,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (9,7 %), Turqia (5,9 %) dhe Greqia (3,1 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë