Agjencitë turistike qenë më të goditurat nga pandemia e shkaktuar nga virusi Sars Cov-2.
Krahasuar me periudhën parapandemike, agjencitë e udhëtimit, në tremujorin e tretë 2020 kanë rënë në aspektin e shitjeve me 56,9 %. Të dhënat e INSTAT tregojnë se për këtë sektor indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 26,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 23,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Por ky sektor, jo vetëm është rekuperuar krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, pas karantinës, por është sektori që ka njohur më shumë rritje këtë periudhë. Agjencitë e udhëtimit janë rritur me 198,4% në aspektin e shitjeve krahasuar me tremujorin e dytë të vitit.
Sektori i hotelerisë ka shënuar rënie në indeksin e shitjeve neto në volum 34,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 27,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Po ashtu edheindeksi i fondit të pagave shënoi rënie 25,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Por edhe në këtë aktivitet janë shfaqur shenja përmirësimi krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i Shitjeve neto në volum në këtë aktivitet është rritur me 113, 2%.

Edhe për aktivitetin e bar-restoranteve viti ka qenë shumë i vështirë. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 24,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare në këtë aktivitet. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 24,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 22,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Edhe ky sektor shfaq përmirësime në shitje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit.

Ai sektor që nuk ka pësuar godtije nga pandemia është tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019. Ky sektor pati rritje edhe krahasuar me tremujorin e dytë të vitit’.

Edhe aktiviteti i Transport, Magazinim dhe Postë i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë 2020 pati një rënie në terma vjetorë për shkak të bllokimeve nga pandemia. Në këtë aktivitet, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 37,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 15,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Por ka patur rekuperim krahasuar me tremujorin e dytë.

Edhe aktiviteti i Informacion dhe Komunikacion ka pësuar goditje nga pandemia në të gjithë treguesit, por ka rekuperuar krahasuar me tremujorin pararadhës duke u rritur në aspektin e shitjeve 5,8 %.

E njëjta situatë reflketohet edhe tek Aktivitete Arkitekturë dhe Inxhinierike. Këto aktivitete janë goditur nga pandemia gjatë vitit, por kanë rekuperuar krahasuar me tremujorin paraardhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





