Futboll

PSG paralajmëron dyqanet zyrtare që të përgatiten për transferimin e Messit

Paris Saint-Germain vazhdon të besojë gjithmonë e më shumë te afrimi i bujshëm i Lionel Messit për sezonin e ardhshëm, pasi drejtuesit e klubit në një mbledhje të fundit të zhvilluar me krerët e dyqaneve të markës PSG, të përgatiten për një fluks të bazuar në shitjet e fanellave të yllit argjentinas.

Messi ka bërë të ditur se ai është i pakënaqur te Barcelona pas dy dekadash te klubi katalanas. Ai ishte në prag të largimit verën e kaluar para se detyrimet ligjore ta detyronin të qëndronte në Camp Nou.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, megjithatë, e sheh kontratën t’i skadojë në qershor 2021 dhe nuk pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re. Drejtuesit te Barcelona kanë pranuar se Messi do të duhet të shkurtojë pagën nëse do të qëndrojë në klub, teksa edhe pozita e skuadrës e largon atë nga klubi blaugran, me vetëm vendin e dhjetë momentalisht.

PSG, së bashku me Manchester City, janë një nga dy klubet më të lidhura me Messin. Parizienët, të cilët nuk do të kishin asnjë problem të përshtatnin 33-vjeçarin në ekipin e tyre, duket se janë të sigurt për të fituar garën për Messin, duke bashkuar kështu dyshen e bukur me Neymar.

Në të vërtetë, departamenti i tyre i marketingut ka informuar dyqanet përreth kryeqytetit për t’u përgatitur për një boom të shitjeve sapo të njoftohet marrëveshja. Për më tepër, PSG u ka thënë dyqaneve partnere të licencuara për të shitur mallrat e tyre zyrtare të bëjnë një furnizim edhe më të madh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë