Futboll

Igli Tare: Mëkat që një lojtar si Cikalleshi ta humbë karrierën në Turqi

Kombëtarja kuqezi ia doli të sigurojë vendin e parë në grupin e katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve, një objektiv i realizuar me sukses dhe që e ngjit përfaqësuesen tonë në Ligën B.  Një nga lojtarët që pati rol thelbësor në realizimin e objektivit si vend i parë në grup në Ligën e Kombeve ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili luan në kampionatin turk.

Drejtori sportivi i Lacios, Igli Tare i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares, teksa e ka cilësuar kavajasin si lojtarin që e intrigon më tepër.  Sipas Tares, është gjynah që Cikalleshi ta humbasë karrierën në një kampionat si ai turk. 

“Unë e kam thënë e para disa vitesh lojtari që më intrigon më tepër është Sokol Cikalleshi. Është një lojtar që ka karakteristika shumë të mira si futbollist, por për këto karakteristika që ka, ka punuar shumë pak në jetën e tij dhe është gjynah që ta humbasësh karrierën tënde në një kampionat si ai turk.

Me gjithë respektin që kam për kampionatin turk, por ai lojtar duhet të kishte bërë shumë më tepër në karrierën e tij sepse për llojin e tij është një lojtar i cili është shumë i domosdoshëm për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Tare


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë