Çmimi Golden Boy 2020, në kategorinë “presidenti më i mirë i Europës”, ka shkuar për Andrea Agnellin që ka përfituar për të bërë një bilanc për Juventus e për sulmuesin e tij më të përfolur: “Ajo me Dybala është një dashuri e rikthyer. Ka kaluar një periudhë të vështirë por do të jetë kapiteni ynë i ardhshëm. Nga ana jonë ka marrë një ofertë që do ta vendosë në 20 lojtarët më të paguar në botë. Presim përgjigjen e tij, u shpreh Agnelli.
Më pas bosi i Juventusit foli edhe për vendimin për t’i besuar pankinën Andrea Pirlos, një kampioni në fushë, por pa eksperiencë në trajnim, si dhe për gjendjen ekonomike në klubin torinez.
Për sa i përket zgjedhjes për ti dorëzuar skuadrën Pirlos: “Arsyetimi lindi kohë më pas, isha i magjepsur nga idetë e futbollit që ka: është shumë modernist, por ka edhe shumë empati në gjithë stafin teknik”. Në lidhje me situatën ekonomike numri 1 i bardhezinjve ka shtuar: “Industria jonë po jeton një moment refleksioni në lidhje me pandeminë, pas 10 vitesh, kush do të jetë modeli për tu ndjekur: imagjinoj Juventus të kryesojë në Itali e në Europë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




