Futboll

Shorti i Europa League, Roma e Kumbullës sfidon portugezët

Është hedhur këtë të hënë në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/32 të Europa League. 24 ekipeve të kualifikuara nga grupet e Ligës së Europës i janë bashkuar edhe 8 ekipe nga Champions League, duke formuar 16 çiftet që do të luajnë në këtë fazë.

Nga goglat e tërhequra në Nion janë evituar përplasjet e ekipeve të mëdha. E vetmja përballje e fortë është ajo mes Arsenalit dhe Benfica. Sakaq ekipet e tjera të mëdha në letër do të kenë përballje lehtë të kalueshme. Tottenham do të përballet me gjermanët e Wolfsberg, ndërsa Manchester United do të luaj kundër spanjollëve të Real Sociedad. I mirë ka qenë ky short për italianët e Champions, Milan, Roma dhe Napoli.

Kuqezinjtë do të përballen me Crvena Zvezda, Roma do të përballet me Braga, ndërsa Napoli do luaj kundër Granada. Dy përballje interesante në këtë fazë do të jenë edhe ato mes RB Salzburg-Villareal dhe Lille-Ajax.

Wolfsberg-Tottenham

Dynamo Kiyv-Club Brugge

Real Sociedad-Manchester United

Benfica-Arsenal

Crvena Zvezda-Milan

Antwerp-Rangers

Slavia Praha-Leicester City

RB Salzburg-Villareal

Braga-Roma

Krasnodar-Dinamo Zagreb

Young Boys-Bayer Leverkusen

Molde-Hoffenheim

Granada-Napoli

Maccabi Tel Aviv-Shakhtar Donetsk

Lille-Ajax

Olympiacos-PSV

Si zakonisht ka rregulla në short dhe është e paracaktuar që në fazën e 1/32-ve të mos përballen ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup, si dhe skuadra të të njëjtit shtet. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjithashtu ka përjashtuar edhe përballjet e ekipeve ruse me ato ukrainase, për shkak të problemeve që këto shtete kanë mes tyre.

Takimet e para do të zhvillohen më 18 shkurt, ndërsa të kthimit më 25 shkurt. Skuadrat favorite (vazo 1), do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë, kurse në kthim në shtëpi. Oraret e përballjeve janë të njëjta, 18:55 dhe 21:00. Shorti për fazën e radhës do të hidhet më 26 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë