Futboll

Video/ Përmbytjet anulojnë ndeshjen e Atalantas. Pengohet Roma, Milan arratiset në klasifikim

Roma nuk fiton me Sassuolon, të njëjtin rezultat 0-0 fikson edhe Parma në Tardini kundër Beneventos e po në barazim e mbyll edhe Verona ndaj Cagliarit. Ka mjaftuar një gabim i Marash Kumbullës në pasim në sulm që Roma të gjendet me dhjetë futbollistë përballë Sassuolos. Spanjolli Pedro ka ndjekur lojtarin kundërshtar nga pas për ta ndaluar në një kundërsulm të rrezikshëm dhe si pasojë mori të verdhën e dytë. Tre barazime në tre ndeshje e një takim i anuluar për shkak të përmbytjeve.

https://streamable.com/e3o7f8

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Udine, Dacia Arena ishte e papërshtatshme për të mirëpritur Udinese-Atalanta, ndeshje që është shtyrë për një datë ende të pacaktuar. Në një moment të parë arbitri e ka shtyrë fillimin e ndeshjes me 30 minuta për të vlerësuar më mirë situatën, por pastaj gjendja e fushës nuk u përmirësua e pas një tjetër 15 minutësh sfida u shty përfundimisht.

Në ndeshjen e fundit të javës, Kessie-Castillejo i japin fitoren Milan në Ferraris 2-1 ndaj Sampdorias e shkojnë në +5 nga Inter në klasifikim. Ndeshja në Genova ishte një test për Milan që dukej se kishte sot kundërshtar vetëm veten, edhe pa Ibrahimovic. Në post-lockdown nuk ka humbur kurrë, Samp e kundërta nuk fiton nga 24 tetori, dy pikë të fituara në 15 të mundshme, në 5 ndeshjet e fundit.

https://streamable.com/0drfn9

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë