Parakalim i Juventus ndaj Real Madrid në vlerësimin e dhënë nga UEFA. Falë suksesit 3-0 ndaj Dinamo Kiev në raundin e fundit të Champions League, bardhezinjtë janë vendosur në vendin e tretë të renditjes Uefa për klube, duke kaluar merengues, që dolën të mundur 2-0 nga transferta ukrainase në fushën e Shakhtar Donetsk. Mbeten të pandryshueshëm dy vendet e para, me Bayern Mynih në krye e Barcelona pas shpine.

Në top 10 të klubeve elitare, hapa përpara ka bërë edhe Psg, aktualisht në vendin e shtatë, në dëm të Manchester United (i teti), të cilët i mundi pikërisht një ditë më parë në Old Trafford. Italianet më mirë të renditura janë Roma e Napoli që figurojnë në Top 20 të Uefa-s, respektivisht në vendin e 18 e 20, ndërsa Inter në të 25°.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




