Ka mbyllur sezonin e kaluar me 44 gola në 40 ndeshje. E ka nisur këtë aktual në kuotën 10 në Bundesligë e 6 në Champions. Duke patur parasysh se Erling Haaland është vetëm 20 vjeç, është e lehtë të imagjinohet që është në qendër të interesit të klubeve më të rëndësishme europiane. Vlerësimi për norvegjezin ka arritur tashmë 100 milionë euro por drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka dashur ti bëjë gjërat e qarta: “Kemi planifikuar të ardhmen tonë me të, nuk më interesojnë zërat e merkatos”.
Nuhatja në zonën gol është specialiteti i tij, por nuk i mungon as personaliteti. Duke iu referuar faktit që tekniku i tij Favre e heq shpesh nga fusha përpara fundit të ndeshjes (në fakt pak minuta nga fundi), ai ka komentuar: “Po bëhet zakon, ndoshta do që të shënoj më shumë”, duke treguar se është i aftë edhe në ironi. Real e ka vënë në shënjestër, duke ndjekur logjikën, që nuk ndryshon edhe në periudhë krize, të blerjeve të përbindshme të epokës Florentino. Projekti i blancos është ai për të krijuar një super sulm duke marrë Mbappé në 2021 e Haaland një vit më pas, për të ndërtuar nga e para një skuadër të aftë të hapë një tjetër cikël fitues.
Sipas asaj që bën të ditur “As”, tifozët e Real preferojnë norvegjezin (64%) ndaj sulmuesit francez të Psg (36%), por paralajmëron merengues se edhe Juventus, për pas Ronaldos, e Bayern Mynih, për post Lewandowski, kanë bërë sondazhe me Mino Raiola, menaxherin e tij, për të tentuar goditjen e t’ia vjedhin Madridit. Një gjë është e sigurt: nw merkaton e ardhshme, pavarësisht fjalëve të Zorc, do Haaland do të jetë protagonist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




