Futboll

Marash Kumbulla mposht COVID-19, negativ në testin e dytë

Marash Kumbulla mund të bashkohet me Romën, pasi mbrojtësi i cili u infektua me Covid-19 më 10 nëntor, e ka fituar betejën me koronavirusin dhe tani mund të kthehet në fushën e blertë. Një rikthim i rëndësishëm për portugezin dhe Romën, duke qenë se 20 vjeçari ishte një nga mbrojtësit më në formë dhe tashmë ka rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer.

“Momenti për t’u kthyer në fushë”, shkruan Kumbulla në foton ku shfaqet duke festuar golin që i shënoi Milanit në “San Siro” një muaj më parë, në takimin që përfundoi 3-3.

Tamponi vendimtar ka qenë ai të cilit mbrojtësi iu nënshtrua një ditë më parë, pas disa tentativash të bëra në ditët e kaluara, që tregonin gjithmonë pozitivitetin e futbollistit ndaj virusit. Tani për mbrojtësin e kombëtares shqiptare janë programuar vizitat sportive, pas të cilave mund ti bashkohet grupit për stërvitjet në Trigoria. Një lajm i mirë për Romën që në ndeshjen me Napolin pati shumë probleme në mbrojtje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë