Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dërguar një mesazh urimi drejtuar të gjithë popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Kryediplomati amerikan vlerëson se pavarësisht Covid-it, përvjetori i 108-të i Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një vit të veçantë, kur në mars mori hapjen e negociatave, ndërsa që prej janarit drejton OSBE-në.
“Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Trans-Atlantik”, thuhet në mesazh.
Pompeo thotë se Shqipëria ka një rol qendror në ndihmën që jep për sigurirmin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e NATO-s dhe deklaron se aleanca me SHBA mbetet e palëkundur.
“Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, mbyllet mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë përçoi një mesazh të shkurtër urimi përmes rrjeteve sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




