Pandemia ka goditur fort transportin e njerëzve pas masave shtrënguese të qeverive të botës për të parandaluar përhapjen e virusit SARS COV-2.
Në Tetor 2020, thotë INSTAT, numri i fluturimeve të kryera është 1.502 duke shënuar një rënie me 36,2 %, në krahasim me Tetor 2019.
Në muajin Tetor 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 78,8 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dhjetëmujorin e vitit 2020 është 1.151.809 pasagjerë duke u ulur me 59,4 %, krahasuar me dhjetëmujorin e 2019.
Në Tetor 2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 28.581 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2019, ky tregues është ulur 70,6 %.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 323.647 pasagjerë, duke u ulur me 77,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.