"Më të keqen e kemi lënë pas, më e mira është e gjitha para nesh”, tha Kryeministri Edi Rama në një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar ku humbën jetën 51 qytetarë.
Rama nuk ndodhet ne Shqipëri por në Abu Dabi duke përcjellë një mesazh prej andej se pikërisht në këtë ditë ai ka firmosur marrëveshjen e ndërtimit dhe financimit të 200 apartamenteve të reja në Durrës.
“Ministri i Rindërtimit dhe Agjencia jonë për Zhvillimin e Territorit ka punuar ngushtësisht se bashku me skuadrën e inxhinierëve të vënë në dispozicion nga Princi si dhe me fondin e Abu Dabit për të dakordësuar marrëveshjen që sot ne firmosim që i hap rrugë kantierit në javët e ardhshme.
Qeveria shqiptare do të ndërtojë krejt infrastrukturën e nevojshme të lagjes së re në Spitallë...
Me Princin e Kurorës kemi dakordësuar përfshirjen e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit fillimisht dhe disa zonave të tjera përmes investimeve direkte në projekte të mëdha në radhë të parë në turizëm por jo vetëm.
Kështu ne sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive e cila do t’i hapë rrugën për negociata direkte mes qeverisë shqiptare dhe sipërmarrjes emiratase për investime të drejtpërdrejta në Shqipëri duke nisur nga Durrësi...”, tha Rama përmes një video-mesazhi.
Rama nënvizoi se gjithçka nis nga Durrësi për transformimin në portin të mallrave në Durrës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.