Politike

Një vit pas tërmetit, Basha: PD do bëjë gjithçka që njerëzit e dëmtuar të marrin zgjidhje

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në familjen e Bujar Çukës në Thumane, i cili një vit më parë humbi bashkëshorten dhe djalin nga rënia e tërmetit shkatërrimtar.

Aktualisht Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos. Sot, 1 vit pas ngjarjes së rëndë  vajza e mbijetuar Megi tha:

”Sot është bërë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe asnjë lloj mase nuk është marrë në lidhje me këtë tragjedi që na ndodhi. Vërtet kjo është një tragjedi që na erdhi nga natyra, por nuk duhet thënë vetëm kaq, sepse një peshë të madhe ashtu siç po e citoj dhe po e theksoj, e pati edhe pergjegjësia duke filluar që nga qeveria, kryetari i bashkisë edhe e gjithë administrata e komunës së Thumanës. Kështu që vetëm kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllain tim ashtu, si edhe për të gjithë 24 të humburit, personat e tjerë të cilët humbën jetën.”

Nga ana e tij, Basha ngushëlloi familjet që humbën të dashurit e tyre me tërmetin e 26 nëntorit dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që njerëzit e dëmtuar të marrin zgjidhje.

”...Sot bashkë me ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe me dëshirën për t’i dhënë forcë cdo kujt në emër të të gjithë shqiptarëve dua të shpreh edhe njëherë indinjatën që një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar.

Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim.

Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe...”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë