Politike

Video / Një vit pas tërmetit, mesazhi i Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në 1-vjetorin e tërmetit tragjik, që u mori jetën 51 personave, plagosi mbi 900 të tjerë dhe ende ka lënë të pastrehë me mijëra të tjerë.

Pasi rrëfen sesi i ka përjetuar ato momente, kreu i Qeverisë ndalet tek procesi i rindërtimit dhe shfrytëzimin e kësaj krize për një mundësi të re.

"Çdo krizë është një mundësi dhe e dija se duhet ta shndërronim këtë krizë në një prespektivë të re, por edhe për Shqipërinë për një rast për të dalë më të lidhur me njëri-tjetrin, qeveria me popullin dhe kështu po ndodh njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpi, fëmijët në shkolla fantastike që as nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Sapo kanë nisur pallatet e para që do jenë po aq fantastike sa lagjet e reja”, thotë Rama.

Kryeministri thotë se është i vetëdijshëm se procesi i rindërtimit nuk ka qenë perfekt.

“Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Shqipërinë e gjetëm si ato pallatet që ranë dhe po e mbajmë. Na duhet kohë dhe punë e durim, sepse përkushtimi i madh nuk na mungon", deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë