Futboll

Haaland në histori/ Në moshën 20 vjeçare, rekord absolut në Champions

Dy gola të tjerë, kundër Bruges, e me perlën e parë të këtij dygolëshi fenomeni 20 vjeçar i Borussia Dortmund, Erling Haaland, vendos një rekord. Në fakt askush nuk kishte dashur kaq pak kohë në Champions, vetëm 12 ndeshje që kur norvegjezi debutoi, për të shënuar 15 gola. Rekordi i mëparshëm i përkiste spanjollit Roberto Soldado e holandezit Ruud Van Nistelrooy, të cilët për të thyer murin e 15 golave kishin luajtur 19 ndeshje.

Haaland ka shkuar përtej, sepse me dy golat kundër Bruges ka arritur në kuotën 16, që në të njëjtën moshë të tij, 20 vjeç, nuk ishte arritur as nga lojtarë të kalibrit të Ronaldo Fenomenit, Zinedine Zidane, David Villa, Miroslav Klose e Adriano.

Sipas medias spanjolle Real Madrid e ka zgjedhur si sulmuesin e të ardhmes. Klubi i Florentino Perez është gati të derdhë 100 milionë euro: 80 për kartonin e lojtarit e 20 si komision për të bindur Raiolan. Në fakt, duket e vështirë në këtë pikë të mundet oferta të cilën janë gati të prezantojnë në janar anglezët e Manchester United. Sipas Don Balon, Red Devils janë favoritë për ta blerë norvegjezin që në janar e për ta bërë, duke shmangur çdo konkurrencë, janë të gatshëm të investojnë 150 milionë euro. Ardhja e Cavanit, jo vetëm që është në terma afatshkurtër, por nuk po jep edhe frytet e shpresuara, gjë që i bind edhe më shumë në Old Trafford të trokasin në dyert e Dortmund, për një lojtar të nivelit të lartë e ende adoleshent.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë