Futboll

Ibrahimovic fiton për herë të 12-të ‘Topin e Artë’ të Suedisë, kërkon rikthimin në kombëtare

Përfaqësimet e mëdha me fanellën e Milan nuk kanë kaluar pa vëmendje. Së fundmi ka marrë vlerësimin e radhës nga vendlindja. Ibrahimovic ka fituar përsëri “Guldbollen”, ose siç njihet ndryshe “Topin e Artë” të Suedisë, duke fituar këtë çmim për herë të 12-të në karrierë. “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron kampioni dhe lideri i Milanit.

Në Suedi, tekniku Janne Andersson hap një spirale të vogël për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic: “Është e nevojshme që ai vetë të dojë të përfshihet në projektin e kombëtares. Në 2016 ma tha qartë se nuk dëshironte më të bënte pjesë e unë e respektova zgjedhjen e tij. Duhet të jetë ai që ta thotë se dëshiron të kthehet: në atë rast, do më takojë mua ta administroj situatën”.

Për të përditshmen suedeze Aftonbladet, tekniku i kombëtares pret, duke e thënë qartë, hapin e parë nga kampioni i Milan. “Nuk ndjek rrjetet sociale, por në çdo rast mua nuk më intereson ajo që thotë dhe mënyra si e thotë, duhet të jetojë jetën tij. Di ndërkohë çfarë më ka thënë e çfarë kemi rakorduar kur la kombëtaren. Nga atëherë, nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrën time të të parit të gjërave”.

Andersson nuk është befasuar për rendimentin e përfaqësimet e Ibras. “Nuk mund të them se jam kaq i surprizuar. Nëse do të isha, do të thoshte se nuk besoja në potencialin e tij. Më ka impresionuar, jam shumë i goditur nga fakti që Zlatan mund të vazhdojë të ketë këtë uri, këtë nxitje e këtë kualitet në atë që bën. Është vërtetë impresionuese, është një sportist i madh. Është me diferenca lojtari ynë më i mirë i të gjitha kohëve. Është e pabesueshme ajo që po realizon. I heq kapelen e përgëzime për rezultatet e tij”.

Pas fjalëve të teknikut ka qenë radha e presidentit të Federatës suedeze, Karl-Erik Nilsson, që duke folur për Goteborgs–Posten komentoi akuzat e Ibras për teknikun, kur Andersson la në pankinë Kulusevskin për ndeshjen kundër Francës (”Janë këta persona inkompetentë në pozicione të gabuara që mbysin futbollin suedez”, shkroi Ibra në rrjetet sociale).

“Nuk është i vetmi që interesohet për atë që po bëjmë. Gati çdokush në botë ka një mendim, e ai ka të tijin. Por është e qartë se kur lojtari ynë më i mirë i të gjithë kohëve thotë këto gjëra pa asnjë provë, është vërtetë e shëmtuar. E jam edhe më i zhgënjyer nga ajo që ka bërë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë