Futboll

Përkeqësohet gjendja e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega niset urgjent drejt Turqisë

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me “COVID-19”. Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke u rënduar.

Bëhet me dije se Gega është dërguar me urgjencë në një klinikë të specializuar në Turqi. Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi. Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë