Lajme

Franca liron masat, por nuk përjashton një mbyllje të dytë

Franca do të hapet më 28 nëntor. Si fillim do të hapen bizneset e vogla, do të lejohet udhëtimi deri në 20 kilometra nga vendodhja e tyre dhe aktivitetet jashtëshkollore në natyrë.

Këtë lajm e bëri të ditur Presidenti Macron i cili shtoi gjithashtu se vendet e adhurimit, kisha apo xhamitë nga e shtuna mund të presin në ambientet e tyre jo më tepër se 30 persona.

Më tej ai shtoi se nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë, do të jenë të ndaluara tubimet e grumbullimet.
Macron ka deklaruar se  piku i valës së dytë nga COVID-19 kaloi, por frika qëndron tek një valë e tretë. Sipas tij ka gjasa që Franca ka të shkojë edhe në një Lock-Down 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë