Futboll

Ceferin: S’mund të ketë përgjithmonë futboll pa tifozë. Superliga nuk diskutohet

Pandemia Covid-19 po e vendos gjithë sistemin e futbollit në provë të vështirë e jo vetëm nga ana financiare. I intervistuar nga Marca, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin bëri disa deklarata mbi rinisjen e botës së futbollit pas valës së parë të Covid dhe idenë e çmendur mbi Superligën e Europës:

“Sigurisht që nuk ishte e lehtë të rifillonte futbolli, ishte e nevojshme hartimi i një protokoll. Besoj se do ta përfundojmë sezonin, megjithëse nuk varet vetëm nga UEFA por edhe nga qeveritë. Të them të drejtën edhe pse, futbolli është ndoshta një nga sektorët më të sigurt, në asnjë sektor punëtorët nuk janë testuar me këtë frekuencë. Protokolli ynë shëndetësor funksionon. Të kesh 13 lojtarë në dispozicion për një ndeshje është pak, një numër shumë i vogël. E vërtetë, por më shumë rëndësi kanë disa probleme të tjera”.

Për mungesën e tifozëve: “E vështirë të përshkruash ndjenjën që ke në një stadium pa tifozë, është sigurisht shumë e trishtueshme sepse futbolli u përket lojtarëve dhe tifozëve. Të gjithë të tjerët, menaxherët, arbitrat, delegatët, shtypi janë një pjesë dytësore. Pa lojtarë nuk mund të ketë futboll. Futbolli pa tifozë nuk mund të jetë përgjithmonë”.

Superliga e Europës: “Për mua Superliga nuk diskutohet. Mbetet ëndrra e dy ose tre administratorëve të futbollit në Evropë, atyre që nuk u intereson solidariteti. Ata nuk kujdesen për asgjë përveç vetes, madje do të dëmtonin klubet e tyre, por ata ndoshta nuk e dinë akoma. Ideja nuk është një ide shumë serioze. Ajo doli nga ish-presidentit të Barcelonës, por unë mendoj se ishte më shumë një ide populiste apo politike sesa një serioze”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë