Treg

Turizmi në pikiatë, por më shumë shqiptarë pushuan në jug se një vit më parë

Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë goditjen e fortë që kriza e shkaktuar nga pandemia i bëri sektorit të turizmit.

Por, ajo që vërehet nga “Anketa e Turizmit, strukturat akomoduese” të Institutit të Statistikave që zhvillohet çdo tre muaj, është se shqiptarët këtë vit në rrethanat e reja të imponuara nga kriza shëndetësore, kanë preferuar jugun për pushimet verore.

“Nëse do të analizojmë vizitorët rezident sipas rajonit, afërsisë me bregdetin dhe llojit të strukturave akomoduese, treguesi që nuk ndjek ecurinë rënëse është numri i vizitorëve rezident të cilët kanë pushuar në Rajonin e Jugut duke u rritur me 0,4 %, në Zonat Bregdetare është shënuar rritje me 25,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.”- citon Anketa e INSTAT.

Gjatë tremujorit të tretë 2020 numri i netëqëndrimeve ka rënë:  numri i netëqëndrimeve nga rezidentët është ulur me 9,2 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019; numri i netëqëndrimeve nga jo-rezidentët është ulur me 58,0 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019;

Për sa i përket sjelljes së vizitorëve rezident për netëqëndrimet, vërehet se vizitorët rezident shqiptarë kanë preferuar të pushojnë gjatë muajve Korrik, Gusht dhe Shtator në Rajonin e Jugut duke shpenzuar 5,3 % netë qëndrime më shumë, në Zonat Bregdetare duke shpenzuar 10,7 % netë qëndrime më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sipas llojit të strukturave akomoduese, numri i netë qëndrimeve nga vizitorët rezident në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” është rritur me 31,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2019 dhe 88,7 % e netë qendrimeve nga rezidentët është shpenzuar në “Hotele dhe struktura të ngjashme”.

Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,2 %, kundrejt 38,2 % që ishte në tremujorin e tretë 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4 %, kundrejt 43,4 % që ishte në tremujorin e tretë 2019.

Në të njëjtën periudhë, numri i vizitorëve për turizëm në vend është ulur me 43,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019;  numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 44,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019; numri i netë qëndrimeve për tremujorin e tretë 2020 ndjek të njëjtin trend me numrin e vizitorëve

Gjatë analizës së të dhënave të tremujorit të tretë 2020, vihet re se numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:   sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (42,1 %);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (79,0 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (90,4 %)

Gjatë tremujorit të tretë 2020 numri i vizitorëve ka rënë:   numri i vizitorëve rezident është ulur me 9,2 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019;   numri i vizitorëve jo-rezident është ulur me 59,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë