Lajme

Tritol lokalit në Shkodër

Një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese është vendosur në hyrje të një lokali në qytetin e Shkodrës, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima në njerëz.

Lënda plasëse, e dyshuar tritol, ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në zonë e njohur si “Kryeqëzimi i Shkollës Pyjore”.

Në momentin e shpërthimit lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur njeri brenda. Për pasojë, dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje me shpresën e grumbullimit të ndonjë prove materiale që do të çonte në identifikimin e autorëve.

Lokali figuron në pronësi të një gruaje. Policia thotë se po hetohet për ndonjë konflikt të mundshëm të gruas në fjalë, ose familjarëve të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë