Samuel Eto’o mund të kthehet në fushë 14 muaj pasi njoftoi tërheqjen. Sulmuesi kamerunas është në tratativa me Racing Murcia, klub i divizionit të tretë spanjoll. “Mundësia që të firmosë me ne është 50% – ka thënë presidenti Morris Pagniello për Radio Marca – Javën e ardhshme do të dimë nëse mund ta blejmë. Kemi investitorë në Meksikë e në Emiratet Arabe që mund të mbështesin ekonomikisht operacionin”.

Në moshën gati 40 vjeçare, Samuel Eto’o mund të kthehet në fushë pas diçka më shumë se një viti nga tërheqja zyrtare e njoftuar në 7 shtator 2019. Ish-sulmuesi i Inter e Barcelonës vetëm një javë më parë ishte viktimë e një aksidenti rrugor të rrezikshëm ndërsa kthehej nga martesa e të vëllait në Kamerun. Në përplasjen me kampionin Eto’o, e ata që udhëtonin me të, dolën në mënyrë të pabesueshme të paprekur nga aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




