Treg

Covid-19, qeveria kroate jep 11.7 mln euro ndihmë për kompaninë e saj ajrore

Qeveria e Kroacisë deklaroi të premten se miratoi ndihmën shtetërore prej 88.5 milion kuna (13.8 milion dollarë / 11.7 milion euro) për kompaninë ajrore të Flamurit Croatia Airlines [ZSE: CRAL] për ta ndihmuar atë të përballojë ndikimin e krizës së koronavirusit në biznesin e saj.

Qeveria bëri me dije se Injeksioni financiar do të mbulojë humbjen e shkaktuar nga Croatia Airlines midis 11 Mars dhe 30 Qershor, tek iu desh të anulonte mbi 8,000 fluturime.

Mbështetja e miratuar është në përputhje me rregullat e ndihmës shtetërore të Bashkimit Europian dhe duhet t’i shpërndahet ndërmarrjes deri në fund të vitit 2020.

Të ardhurat nga shitjet e Croatia Airlines ranë me 76% në terma vjetorë, ose me 439 milion kuna, në periudhën nga 11 Mars dhe 30 Qershor. Numri i udhëtarëve të transportuar nga Croatia Airlines ra me 90% në vit në Prill dhe Maj, dhe ishte rreth 80% më e ulët në qershor.

Croatia Airlines tha në fillim të këtij muaji se humbja e saj e konsoliduar neto u zgjerua në 244 milion kuna në nëntë muajt e parë të vitit 2020, nga 48 milion kuna në të njëjtën periudhë të 2019-ës, si rezultat i krizës së koronavirusit. Kompania transportoi 533,000 pasagjerë në janar-shtator, ndjeshëm ulët nga 1.7 milion një vit më parë.

Qeveria kontrollon një pjesë prej gati 99% në Croatia Airlines./Burimi: Seenews/ Në shqip; Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë