Që kur u transferua tek bardhezinjtë, Paulo Dybala po kalon ndoshta momentin e tij më të keq me fanellën e Juventus. Finalja e ndeshjes kundër Lazios ka lënë plagë , në moral mbi të gjitha: numri 10 argjentinas nuk ndihet qendror në projektin e Andrea Pirlos e ka mbledhur rreth vetes një lloj skepticizmi. Në gjithë këtë është edhe tema rinovim, për të cilën diskutohet prej kohësh pa arritur asgjë konkrete. Ja përse, në këtë kontest, bëjnë edhe më shumë zhurmë fjalët e Maurizio Zamparinit, që në një intervistë për Tuttosport i ka dërguar një mesazh të qartë Joyas: “Shko tek Real Madrid”.

“Jam ende i bindur se është Messi i ri – ka thënë ish-presidenti i Palermos, që në 2012 e solli sulmuesin në Itali – Dybala, përveç se një kampion, është një djalë i mirë. E nuk arrij ta kuptoj përse shumë ekspertë kanë tendencë ta harrojnë. Që Dybala nuk është titullar në Serie A është një mëkat. Paulo duhet të ndiqte këshillën time tre vjet më parë, të largohej nga Torino. Ia thashë hapur: ‘Paulo, për të mirën tënde duhet të largohesh nga Juventus’. Futbolli i tij është fantazi. Është më shumë për në Spanjë: Barcelona ose Real Madrid. Ai është një kampion, e jo një zëvendësues. Tek Juventus është Cristiano Ronaldo që është një fenomen i vërtetë, Dybala duhet të shkojë të bëjë Ronaldon në një skuadër tjetër të madhe”.
“Këshilla që i jap sot është e njëjta: ‘Paulo, ik nga Juventus e shko tek Real Madrid’. Ndoshta që në janar. Do të ishte një biznes për të gjithë. Për të e edhe për Juventus, që nëse nuk gaboj dy vjet më parë tentoi ta shiste – shtoi Zamparini – Të largohet me parametër zero? Argjentinasit, të gjithë, me kontratat nuk bëjnë ulje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




