Futboll

Ronaldo si Puskas, rekordet e portugezit

Cristiano Ronaldo ka bërë historinë. Përsëri. Me golin e shënuar në të 40′ e pjesës së dytë në miqësoren e Portugalisë kundër Andorras, CR7 ka arritur një legjendë si Ferenc Puskas në vendin e katërt të klasifikimit të shënuesve të të gjitha kohëve, në kuotën 746 gola mes kombëtares e klubeve. Një rekord i jashtëzakonshëm, i festuar menjëherë edhe nga Juventus, që në Twitter i ka dhënë portugezit “çmimin e parë Puskás Award në histori”.

Nëse gjithë bota mbetet e habitur nga numrat marramendës të Ronaldos, ai duket tashmë se e ka bërë zakon të shkruajë historinë e pas ndeshjes me Andorran shprehu kënaqësinë në profilin e tij në Instagram: “I lumtur që arrita një kufi historik me ngjyrat e vendit tonë!” ka shkruar CR7.

LISTA E REKORDVE ME KLUBE:

– Rekord i golave në kompeticione UEFA për klube: 133

– Rekord i golave në UEFA Champions League: 130

– Rekord i golave në një sezon të UEFA Champions League: 17 (2013/14)

– Rekord i golave në fazën me eliminim direkt në UEFA Champions League: 67

– Rekord fitoresh në finale të UEFA Champions League: 5

– I vetmi lojtar që shënon në tre finale të UEFA Champions League

– I vetmi lojtar që shënon në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Champions League

– I vetmi lojtar që shënon në 11 ndeshje radhazi në UEFA Champions League

– I vetmi lojtar që shënoi 10 gola kundër një skuadre të vetme në UEFA Champions League (Juventus)

– Rekord i golave me Real Madrid: 450

LISTA E REKORDVE ME KOMBËTAREN:

– Rekord prezencash në fazën finale të Kampionatit Europian: 21

– Rekord i golave në total në fazën finale të Europianit e Kupës së Botës: 38 (barazim me Schweinsteiger)

– Rekord i golave në fazën finale të Kampionatit Europian: 9 (barazim me Michel Platini)

– Rekord i fazës finale me të paktën një gol të shënuar: 4

– I vetmi lojtar që ka shënuar tre gola në më shumë edicione të Kampionatit Europian (2012, 2016)

– Rekord i golave në Europian (kualifikuese përfshirë): 40

– Rekord i golave në kualifikuese të Europianit e në Kupën e Botës FIFA: 61

– Rekord prezencash me Portugalinë: 168

– Rekord europian golash me kombëtaren e tij: 102 (i dyti vetëm pas iranianit Ali Daei, 109)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë